
Teuta 1 – 1 Skënderbeu (Preknicaj 67'/ Charles 40')
Superiore: Java 13
Stadiumi: “Niko Dovana”
Teuta ka marrë një barazim në Durrës me Skënderbeun. Ndeshja u mbyll në "paqe" 1-1 në "Niko Dovana". Golat u shënuan nga 2 qendërsulmuesit kryesor të ekipeve, që vodhën festën në stadium. Bismark kaloi korçarët në avantazh në pjesën e parë, ndërsa ish-i i Lushnjes barazoi shifrat, Preknicaj. Ky i fundit u hodh si "xhol" nga Martini, pasi direkt sa u fut u bë protagonist me golin e realizuar. Kwshtu, çdo gjë rrodhi drejt një pike për të dy skuadrat, një rezultat që disi më shumë knaq Gvozdenovic sesa Martinin. Tekniku i durrsakëve i druhej rrezikshmërisë se Skënderbeut dhe kjo ndodhi, pasi Teuta donte suksesin dhe nuk ia arriti dot mbanë t'a përmbushë detyrën.
FORMACIONET ZYRTARE:
TEUTA: Tafas, Marku, Jazxhi, Beqja, Kruja, Kotobelli, Lloci, Toma, A. Peposhi, Arifi.
SKËNDERBEU: Alia, Vasquez, Ramos, Prençi, Rabiu, Rashica, Janaqi, Nerguti, Zenullari, Frenklin, Bismarck.
LIVE:
90+5'- Përfundon ndeshja Teuta-Skënderbeu me rezultat 1-1.
90'- Djali i Igli Tares ka hyrë në fund të takimit në vend të talentit Rashica.
90'- Jepen 5 minuta shtesë në Durrës.
85'- 2 minuta pas marrjes së kartonit, Bismark lë fushën si i zëvendësuar.
83'- Sulmuesi kryesor i Skënderbeut, bismark ndëshkohet me karton.
77'- Lucho Vasquez ndëshkohet me të verdhë.
73'- Krasniqi hidhet në fushë në vend të Kamleu, për llogari të skuadrës së Gvozdenovic.
67'- Sulmuesi Preknicaj shënon golin e barazimit kundër Skënderbeut, 3 minuta pas aktivizimit në lojë.
64'- Preknicaj futet në lojë për Teutën duke zëvendësuar Rrok Tomën.
40' GOL SKËNDERBEU! Shënon Charles.
1’ Shkelmohet topi i parë në “Niko Dovana”.