
Skuadra e Vllaznisë mori një fitore me “aromë” titulli në Superiore përballë Elbasanit, me shifrat 1 – 0, aty ku vendosi goli i Yago.
Pjesa e parë foli totalisht për shkodranët, të cilët e kërcënuan në disa raste portën mike, por u desh të vinte minuta e 42 për të gjetur rrugën e rrjetës me mbrojtësin brazilian Yago.
Në fraksionin e dytë të lojës, ekipi i Ivan Gvozdenoviç u tregua më insistues, ama “strategjia” e Edi Martinit për t’a ruajtur avantazhin rezultojë përcaktuese në marrjen e 3 pikëve. Pas 6 javë në kampionatin shqiptar, Vllaznia ka marrë “frerët” e kreut me 13 pikë, 2 më shumë se Elbasani ndjekës.
Vllaznia - Elbasani 1 - 0 (Andrey Yago)
90' Përfundon ndeshja, Vllaznia merr 3 pikët dhe kreun në Superiore
65' Lojë e ashpër në mesfushë, e shoqëruar me kartona të verdhë
46' Fillojnë 45 minutat e dyta
42' Shkodranët kalojnë në avantazh me Andrey Yago
42' GOL VLLAZNIA! Shënon Andrey Yago
32' Mala i pafat, goditja e tij me kokë ndalet në shtylla pingule
32' goditja e Mala-s ndalet në shtyllën pingule
16' Vllaznia "bombardon" portën e miqëve
13' Kallaku godet drejt portës, por "neutralizohet" nga Jancek i Elbasanit
1' Nis përballja Vllaznia - Elbasani
FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Pohls, Gruishta, Gjini, Bajrami, Krymi, Dros, Kastrati, Yago, Kallaku, Mala, Balaj. Trajner: Edi Martini.
ELBASANI: Janacek, Olberkis, Lulaj, Lila, Musta, Kasa, Manellari, Delaj, Bunjaku, Ze Gomes, Ben Shimon. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.
Arbitër: Juxhin Xhaja
Stadiumi: "Loro Boriçi"