
Partizani
Sikur mos të mjaftonte humbja me Vllazninë në “Loro Boriçi” me shifrat “dërrmuese” 1 – 4, Partizani ka marrë një lajm shokues. “Newsport” mëson se gjatë ditës së sotme, në seancën stërvitore, sulmuesi kryesor i ekipit Xhuliano Skuka është dëmtuar.
Prezenca e tij kundër Elbasanit është “mision i pamundur”, teksa ndeshja luhet nesër. Fakti që ekipi i Ivan Gvozdenoviç është lideri në Superiore dhe Partizani vjen në këtë përballje i “palgosur”, pa Skukën, bën të kuptosh se Mladen Milinkoviç ndodhet në situatën më kritike.
Një tjetër humbje, do të thoshte shumë për Partizanin dhe objektivat, ndonëse jemi ende në javët e para të Superiores. Aktualisht, kryeqytetasit numërojnë 4 pikë pas 3 javësh.
Poll