
Vasili Zhongo u zyrtarizua ditën e djeshme si pjesëtari më i ri i Teutës. Futbollisti grek vjen në Durrës nga Sllovenia, ku pikërisht ish-klubi i tij ka përcjellë lamtumirën.
NS Mura, skuadra nga e cila u largua 25 vjeçari me vendlindje në Athinë, ka postuar në rrjetet sociale rreth ikjes së mbrojtësit. Sllovenët shprehen se shkëputën kontratën me Zhongon, i cili erhdi te bardhezinjtë në merkaton e verës. Klubi i Prva Liga falenderon Vasilin për 2 ndeshjet në kampionatin slloven dhe tri sfidat në Kupë, Pokal Slovenije.
Kështu, Teuta siguroi shërbimet e grekut si një agjent i lirë. Vasili Zhongo është një produkt i akademisë së Atromitos, një klub nga zoan e Peristerit në kryeqytetin helen. I sapoardhuri i Teutës ka luajtur për shumë klube të vendit të tij si Pas Giannina, Trikala etj, si dhe ka patur eksperiencë në Itali dhe SHBA.
Në Shqipëri, blutë bëhen klubi i tretë për futbollistin helen. Më parë, qendërmbrojtësi ka luajtur për Kukësin, si dhe për Bylisin në 2 periudha të ndryshme në Ballsh.