
Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit se kanë dalë në shitje biletat për finalen e Kupës së Shqipërisë, Kukësi – Egnatia, që do të luhet më 14 maj në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.
Biletat mund të blihen në sportelin e biletarisë pranë stadiumit “Selman Stërmasi” dhe “Air Albania” ose në biletarinë online (BLI KËTU BILETAT).
Kujtojmë se Kukësi ka rënë në Kategorinë e Parë, prandaj triumfi në Kupë shihet si shpëtimi i vetëm këtë sezon. Në anën tjetër Egnatia do dopietë trofesh, pasi lufton dhe për titullin kampion.
Procedura se si blihet bileta online:
Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.
Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.
Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotesoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)
Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj.
