Ekipet e Superiores nuk kanë shumë kohë për te humbur, teksa menjëherë duhet të zbresin në fushën e lojës për të zhvilluar mes tyre ndeshjet e javës së 8-të. Duele mjaft interesante dhe të luftuara do të luhet, teksa java e 8-të do të zhvillohet në 3 ditë, të premte, të shtunë dhe të dielë.
Gjithçka do të nisë me sfidën mes Dinamos dhe Laçit, përballje që do të luhet ditën e premte në orën 19:00. Kjo sfidë do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, me dinamovitët që do të tentojnë një tjetër fitore për të qenë mes ekipeve të kreut. Ndërkohë nga krahu tjetër situata te kurbinasit nuk është aspak e qetë. Bardhezinjtë janë të dënuar vetëm për 3 pikët, pasi në të kundërt do të rrezikojnë akoma më shumë.
Ndërkohë ditën e shtunë do të luhet dy ndeshje. Kështu vëmendja do të jetë në kryeqytet dhe në Korçë. Në orën 19:00 në “Arenën e Demave” do të sfudohen mes tyre Partizani dhe Bylis. Një duel mjaft interesant, ku të kuqve nuk u lejohen hapat fals, ndërkohë ballshiotët me Nevil Deden në krye kërkojnë të suprizojnë kryeqytetasit.
Paralelisht do të luhet edhe në Korçë, ku Skënderbeu pret Egnatian. “Ujqërit e Dëborës” pas rezultateve në dy sfidat e fundit do të synojnë të “shkelmojnë” momentin e keq dhe të rikthehen te fitorja, ndërkohë 3 pikët janë mëse të detyrueshme edhe për korçarët që vijnë pas humbjes me Tiranën.
Java e 8-të do të mbyllet me dy sfidat e tjera. Sërish do të luhet në të njëjtën orë, 19:00 në Durrës dhe në Shkodër. Në “Niko Dovana” do të sfidohen mes tyre Teuta dhe Tirana, me durrsakët që pas fitores me Laçin tentojnë një tjetër 3 pikësh. Ndërkohë bardheblutë e Bledi Shkëmbit do të hyjnë në fushë për një tjetërë fitore për të tentuar top-4.
Vllaznia – Elbasani do të përplasin “brirët” në “ Loro Boriçi”. Një sfidë mjaft e luftuar mes dy skuadrave, me sfidën që pritet të jetë mjaft emocionuese mes tyre. Në fakt përballja mes tyre mund të konsiderohet një duel direkt për vendin e parë në klasifikim, pasi ekipet i ndan vetëm 1 pikë në tabelë.