Flamurtari mposhti Dinamon me rezultatin 3-1. Në kuadër të ndeshje së fituar, për llogari të javës së 33-të në Abissnet Superiore, pas sfidës ka folur dhe trajneri fitues, Andi Ribaj.
"Shiko si kjo ndeshje dhe ajo me Egnatinan, kemi bërë ndeshje të mira. Këto janë ndeshje me ekipet e kreut. Si çdo ndeshje po këtu doli loja më në pah.
Dinamikat e sigurojnë skuadrën. Në pjesën e parë kishim vendosur një sistem të tillë. E analizuam ndeshjen me Dinamon që bënë shumë mirë. Ata donin të fitonin.
Kur shënuam nga minuta e 30-të shkuam në 4-4-2 për të fituar më shumë popullaritet dhe në pjesën e dytë shkuam me 3-5-2 për të shkuar më shumë dhe ia dolëm"
Shave disa herë? Me kë e kishe? Janë momente të tilla, çdo njeri i ndodh. Kërkoj dhe ndjesë, jemi dhe të rinj në këtë profesion. Me këta djem jetoj në çdo stërvitje", është shprehur Ribaj.
