Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

LIVE/ Shpërthen festa në Vlorë, sprinti "vrastar" i sulmuesit sjell golin e "sigurisë" për Flamurtarin ndaj Dinamos (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
LIVE/ Shpërthen festa në Vlorë, sprinti "vrastar" i
Abissnet Superiore

Flamurtari 3-1 Dinamo City (Maksuti 17', 54', 74'/ Koma 5') 

 

Abissnet Superiore: Java e 33-të

Stadiumi: "Flamurtari"

Arbitër kryesor: Erjon Bastari

 

FORMACIONET ZYRTARE: 

FLAMURTARI: Aleksovski; Rasho, Pjeshka, Skuadrone, Mbe, Ememe, Veiga, Diavara, Bintsuka, Çantakias, Maksuti. Trajner: Andi Ribaj

DINAMO: Teqja; Dita, Aliji, Qefalija, Neziri, Malomo, Vila, Bregu, Nani, Koma, Qardaku. Trajner: Ilir Daja

 

LIVE:

74' GOL FLAMURTARI! Maksuti kompleton tripletën personale. 

66' Emene gjendet i vetëm përballë portierit pas asistit të Maksutit, por s'ia del të shënojë. Megjithatë, Bastari vërshellen për pozicion jashtë loje.

64' Ndërhyrje e parregullt nga ana e Ditës. Mbrojtësi i Dinamos nuk tolerohet nga arbitri që e ndëshkon me të verdhë. 

 

63' Bregu tenton sërish por topi përfundon jashtë portës. 

54' GOL FLAMURTARI! Shënon sërish Maksuti, i dyti personal për sulmuesin.

Nis pjesa e dytë në stadiumin "Flamurtari". 

Mbyllet pjesa e parë.

43' Maksuti shërben mjaft mirë në zonë, Bintsuka bën të pamundurën duke goditur jashtë kuadratit.

22' Ndalet për pak çaste loja për t'i ardhur në ndihmë portierit Aleksovski.

17' GOL FLAMURTARI! Shënon Maksuti.

11' Dinamo i afrohet golitn të dytë, por topi del jashtë kuadratit. Megjithatë, aksioni nuk vlen për pozicion jashtë loje.

5' GOL DINAMO! Shënon Koma. 

3' Bregu provon nga distanca, por goditja e mesfushorit pritet nga Aleksovski. 

1' Shkelmohet topi i parë në stadiumin "Flamurtari", nis sfida Flamurtari-Dinamo.

Poll

Lexo gjithashtu