Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Ka ndikuar edhe eliminimi nga Kupa, goditje psikologjike!” Zv.trajneri i Vllaznisë premton, Ergi Borshi: Do të luftojmë deri në fund

Shkruar nga NEWSPORT
“Ka ndikuar edhe eliminimi nga Kupa, goditje psikologjike!”
Ergi Borshi

Elbasani ka triumfuar në shtëpi përballë Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 3-1. Pas këtij dueli ka folur zv.trajneri i Vllaznisë, Ergi Borshi. 

“Unë dua t’i përgëzoj djemtë për ndeshjen që bënë, luftuan. Duke ditur që në këtë lojë jemi të vetëm, ne edhe tifozët, nuk kemi asnjë tjetër këtu. Loja nisi shumë mirë për ne, por një detaj i vogël, episod që u mendua se ishte offside prishi ekuilibrat. Por çunat nuk u dorëzuan. Goli i 3-të mendoj që na penalizoi shumë, sidomos nga ana psikologjike. Por asgjë s’ka mbaruar, jemi në garë dhe do t’i shkojmë të gjithë bashkë deri në fund kësaj gare.

Menduam ta nisnim 4-2-3-1 dhe më pas 3-5-2 siç kemi luajtur në kampionat. Fjalët e mira vlejnë, por 3 pikëshin e mori Elbasani. Prodhuam, por rezultati ka vlerë. Elbasani u tregua cinik, e ka bërë shumë ndeshje këtë gjë. Ideja sot ishte të mos dilnim pa pikë, për të mbajtur vendin e parë. U futëm në fushë për të fituar, u hodhëm në sulm për të marrë të paktën barazimin. Në momentet e fundit nuk ka më taktikë, është vetëm egoja e lojtarëve për të ndryshuar rezultatin. Të shohim përpara, ndeshjet do t’i marrim një nga një deri në fund. Edhe në Final Four do të luftojmë deri në fund me mish e me shpirt.

Pësuat gola të thjeshtë, skuadër jo në nivelin e duhur mental?! Është e vërtetë që deri diku ka ndikuar nga ana psikologjike eliminimi nga Kupa. E kemi thënë që objektiv kishim për të fituar çdo ndeshje. Duke u eliminuar në shtëpi para tifozëve, është goditje psikologjike për ne. Por kur e nis lojën mirë dhe ke raste për të kaluar në avantazh dhe merr gol të dyshimtë, pavarësisht se ishte i rregullt, mënyra si erdhi është goditje psikologjike, ashtu si edhe goli i tretë. Duhet të punojmë më shumë, edhe djemtë. Por kam idenë që djemtë kanë bërë paraqitje fantastike jo vetëm sot, por edhe gjithë kampionatin.

Duhet të zbrisni me këmbë në tokë, keni nxjerrë mësime nga humbja në finalen e fundit me Egnatian? Po po duhet të nxjerrim mësime, na pret Final Four, janë edhe 3 ndeshje në kampionat”, tha Ergi Borshi.

Poll

Lexo gjithashtu