Elbasani ka triumfuar në shtëpi përballë Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 3-1. Pas këtij dueli ka folur autori i dy golave, Xhonatan Lajthia, i cili fitoi çmimin "Lojtari i Ndeshjes".
“Vazhdojmë ta mbajmë ritmin, bateritë janë gjithmonë në karikim, s’do të shuhen kurrë. Në Kupë nuk ishim në një ditë të mirë, ka ndeshje të tilla. Ka ditë që janë “jo” për një futbollist, por e bukura është të gjesh forcën dhe të ringrihesh. Por, e vërtetë është, nuk ishim mirë.
Nga ana personale është pak më mirë kur kam hapësira lëvizjeje. Por e kishim përgatitur fazën e lojës për të treja fazat, na doli pozitive, na doli e saktë. Por është e vërtetë që kemi një kundërsulm shumë të mirë, kemi lojtarë të shpejtë dhe cilësitë e duhura”, tha Lajthia.
