Ilustrim: Policia - Derbi i kryeqytetit
Tirana fitoi përballë Partizanit derbin e kryeqytetit me shifrat 2-1. Ndërsa këtë të hënë, dy ditë pas supersfidës, Policia e shtetit ka vënë në pranga tre tifozë, pasi janë konstatuar shkelje në tribunë.
Sipas raportimit nga uniformat blu, në pranga ka rënë shtetesi me inicialet J.L, 23 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur punonjësit e sigurisë gjatë ndeshjes. Ndërsa janë arrestuar edhe shtetasit K.A, 22 vjeç dhe G.C, 18 vjeç.
I pari akuzohet për hedhjen e mjeteve piroteknike në fushë, ndërsa i dyti për thyerjen e stolave të stadiumit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Poll
