Gianni de Biasi është parë pasditen e sotme të futet në ambientet e klubit të Partizanit. Burime të besueshme bëjnë me dije për Newsport.al që ish trajneri i kombëtares shqiptare gjendet në kompleksin e të kuqve pa ditur saktësisht arsyen.
Por kjo vizitë surprizë vjen pikërisht pas humbjes në derbi me rezultatin 2-1 duke zhgënjyer në këtë mënyrë gjithë opinionin sportiv. Edhe pse duket e vështirë që një trajner me një CV të tillë si De Biasi të marrë drejtimin e një skuadre në Superiore, presidenti Gaz Demi ka treguar se herë pas here mund të surprizojë.
Pritet me interes të shihet se çdo të ndodhë dhe të mësohet saktësisht se pse De Biasi ndodhet sot në klubin e Partizanit. Kujtojmë që aktualisht të kuqtë kanë 45 pikë me një sy në Vlorë, aty ku Flamurtari dhe Dinamo po barazojnë 1-1.
