Michael Olise & Max Eberl
Drejtori Sportiv i Bayern Munich, Max Eberl ka folur së fundmi për zërat e një largimi të mundshëm të Michael Olise. Sipas zyrtarit bavarez, nuk ka asnjë shans që francezi të largohet nga klubi gjerman.
“Michael Olise është i paprekshëm, absolutisht që nuk shitet. Nuk ka asnjë shans, ne nuk e mendojmë diçka të tillë. Madje diçka të tillë s’e mendojmë as për një sekond të vetëm”, tha Eberl.
Këtë sezon, 24-vjeçari ka patur paraqitje të jashtëzakonshme. Deri më tani, Olise ia ka dalë që të gjejë 19 herë rrugën e rrjetës dhe të asistojë në 29 gola të tjerë.
Poll
