Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOKS

“S'më interesojnë lekët, unë luftoj për tifozët dhe Shqipërinë”, Kristian Prenga pas duelit me Joshuan: Ja cili ishte plani im

Shkruar nga NEWSPORT
“S'më interesojnë lekët, unë luftoj për
Kristian Prenga vs Anthony Joshua

Kristian Prenga ka folur së fundmi në “Boxing King Media” për duelin e tij me Anthony Joshua, të cilin ky i fundit e fitoi me knock-out që në raundin e dytë. Boksieri mirditor nuk kursen elozhet për Joshuan, teksa thekson se nuk mendon se i ka bërë krenrarë tifozët e tij, pasi duhej fitore. Ndër të tjera, Prenga thotë se mes Joshuas dhe Furyt, do të jetë AJ ai që do të fitojë, madje me knock-out.

“Mendova se do ta rrëzoja edhe në raundin e dytë, por kjo nuk ndodhi. Po plani im ishte të filloja ashtu, shpejt, atë po synoja. Nuk e di çfarë planesh kishte ai, por plani im ishte që të startojë shumë shpejt. Por ajo që ndodhi, ndodhi. Le të shohim ç’do të thonë njerëzit tani për fuqinë time. Unë do të pres, do të shoh. Nuk më interesojnë lekët, mund të bëj lekë.

Unë luftoj për tifozët, për skuadrën dhe për Shqipërinë. Dua ta bëj krenar. E di që të gjithë krenarë, por për mua nuk është diçka e tillë, më duhet të fitoja për t’i bërë krenarë të gjithë. Mesazh për Joshuan? Jam me fat që ndava ringun me të, urime për të. I uroj atij fat nëse do të përballet me Fury. Joshua apo Fury, kush fiton? Unë mendoj se AJ do të fitojë me knock-out”, tha ndër të tjera Prenga.

Poll

Lexo gjithashtu