
Skenderbeu
Skënderbeu do të luajë në transfertë ndaj Tiranës, takim që është i vlefshëm për javën e 7-të të Superiores. Kjo përballje do të startojë në orën 19:00 dhe që luhet në “Air Albania”.
“Ujqërit e Dëborës” do të kërkojnë me doemos fitoren për të vazhdur me rezultatet pozitive dhe ngjitjen në klasifikim. Por për korçarët nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi Ivan Gvozdenovic ka 3 dilema për formacionin.
Kështu Doka dhe Randi nuk janë në 100% e tyre dhe më shumë gjasa trajneri serb do të luajë me Vangjelin dhe Vaskez. Në balotazh janë edhe Balaj dhe Nikaj dhe për ta do të vendoset pak para sfidës.
Poll