Java e 16-të e Superiores, vë përballë Partizanin dhe Flamurtarin, në një ndeshje e cila do të luhet në orën 16:30, në “Arenën e Demave”. Një sfidë kjo e cila pritet të mos jetë e “qetë” pasi të dyja ekipet zbresin në fushë për të marrë 3 pikëtt
Për rëndësin e sfidës dhe “pasiguritë” e së nesërmes ka folur edhe portieri i Partizanit, Pano Qirko. I pyetur gjatë konferencës për shtyp rreth sulmuesit Maksuti, ai u shpreh se e vlerëson por nuk e step aspak prania e tij në fushë.
Ndërsa sa i përket ekipit të tij, Qirko i di pikat e forta të skuadrës ku thekson mbrojtjen, pa anashkaluar faktin se mbi të gjitha lojtarët jan këmbë në tokë.
“Mendoj se ndeshjet gjithmonë janë të vështira. Besoj se Shqipëria ka sulmues të mirë. Sulmuesi Maksuti është lojtar i mirë, por nuk i druhem, sepse jam shumë i lumtur edhe me pjesën difensive të ekipit. Kemi bërë shumë ndeshje dhe kemi treguar që jemi solid. Mendoj se këtë përballje nuk kemi euforinë e ndeshjes derbi, jemi me këmbë në tokë dhe besoj se çdo gjë funksionon”, ka thënë portieri i Partizanit.
