Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Flamurtari për t’u vlerësuar”, Oltijon Kërnaja tregon gjendjen e ekipit në prag të ndeshjes: Na mungojnë 3 futbollistë!

Shkruar nga NEWSPORT
“Flamurtari për t’u vlerësuar”, Oltijon Kërnaja
Reajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja

Partizani do të përballet nesër me Flamurtarin, në orën 16:30, në “Arenën e Demave”. Sfidë kjo e cila është e vlefshme për javën e 16-të të Superiores. Ndërsa pas mbylljes së seancave stërvitore dhe kur gjithçka është gati, trajneri i ekipit, Oltijon Kërnaja ka folur për mediat.

Si e prisni ndeshjen ndaj Flamurtarit?

Flamurtari është një ekip për tu vlerësuar. Sigurisht ka bërë mirë në këto javët e fundit, panvarësisht ndeshjes së fundit me Dinamo City. Eshtë një ndeshje e vështirë, por besoj që çunat të gjithë në fushë do të japin maksimumin dhe do ta përballojmë me sukses.

Si është gjendja e skuadrës?

Lojtarë të dëmtuar siç dihet tashmë përveç Prekës që vazhdon të jetë dëmtuar i është shtuar edhe Arafat Dumbia i cili u dëmtua në ndeshjen me Tiranën. Për shkak kartonash gjithashtu do të na mungoj edhe Ismaili.

 

Poll

Lexo gjithashtu