Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E PAPRITUR/ Kombëtarja “rrëmben” yllin e Tiranës, 350 mijë euroshi largohet nga kryeqytetasit

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Kombëtarja “rrëmben” yllin e Tiranës, 350
Basilio Ndong

Basilio Ndong do të largohet nga Tirana dhe madje nga Shqipëria. Kjo për shkak se anësori i afruar me bujë në Superiore, do të bashkohet me kombëtaren e tij, Guinenë Ekuatoriale.

Këta të fundit kanë publikuar listën përfundimtare me 28 lojtarët që do të përfaqësojnë kombin e tyre në Kupën e Kombeve të Afrikës “Marok 2025”. Një ndër ta është pikërisht edhe 26-vjeçari i Tiranës.

Ai do të grumbullohet me Guinenë Ekuatoriale këtë muaj, por rrezikon që edhe në janar të mos jetë me Tiranën. Kujtojmë se ai u transferua me bujë në kryeqytet, pasi vlera e tij është plot 350 mijë euro.

Poll

Lexo gjithashtu