Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Eksperiencë në fushë dhe VAR, njihuni me ARBITRAT e duelit Teuta – Tirana (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Eksperiencë në fushë dhe VAR, njihuni me ARBITRAT e duelit Teuta
Fotomontazh / Arbitrat - Superiore

Teuta dhe Tirana do të përballen mbrëmjen e sotme në kuadër të javës së 16-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, do të nisë në orën 19:30.

Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e gjyqtarëve që do të vendosin drejtësi në këtë duel. Kreshnik Barjamaj do të jetë kryesor i kësaj sfide, ndërsa asistentët e tij do të jenë Egin Doda dhe Enea Gjoni.

Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Xhulian Bacaj. Ndërkohë që nga dhoma e VAR-it në ndihmë të kryesorit Barjamaj do të vijnë Indrit Myrtja dhe asistenti i tij, Erjon Bylykbashi.

Arbitër kryesor:Kreshnik Barjamaj

Asistent 1:Egin Doda

Asistent 2:Enea Gjoni

Arbitër i 4:Xhulian Bacaj

Var:Indrit Myrtja

Avar:Erjon Bylykbashi

Poll

Lexo gjithashtu