Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Partizani i Oltijon Kërnajës “makth” për Superioren! Të kuqtë “vrasin” edhe Flamurtarin, afrohen me objektivin Final 4

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Partizani i Oltijon Kërnajës “makth” për
Partizani

Partizani 2 – 1 Flamurtari (Isgandarli 33', Skuka 85' / Marku 77')

Partizani ka fituar në shtëpi përballë Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi me shifrat 2-1.

Për të kuqtë, autorët e golave ishin Vusal Isgandarli dhe dibrani Xhuliano Skuka. Në krahun tjetër golin e vetëm për vlonjatët e shënoi ish-i i kuq, Herald Marku, por humbja nuk u shmang.

Kështu, të kuqtë ngjiten në vendin e 5-të me 23 pikë, 2 më pak se Vllaznia e “Final Four”. Në krahun tjetër, me vetëm 13 pikë, Flamurtari mbetet në vendin e 9-të (parafundit).

Superiore: Java 15
Stadiumi: “Arena e Demave”
Arbitër: Ditmir Grimci

FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Qirko, Marku, Bytyçi, Sembene, Atanaskoski, Shanaj, Jata, Hjumen, Isgandarli, Toma, Buxhelaj. Trajner: Oltijon Kërnaja.
FLAMURTARI: Aleksovski, Skuadrone, Murataj, Veiga, Trashi, Oshafi, Marku, Nunez, Todoroski, Cantakis, Maksuti. Trajner: Francesco Moriero.

LIVE:
90+7' Mbyllet 2-1 ndeshja.
85' GOL PARTIZANi! Shënon Skuka.

77' GOL FLAMURTARI! Shënon Herald Marku.

45+3' Mbyllet 1-0 pjesa e parë.
33' GOL PARTIZANI! Shënon Isgandarli.

18' Nunez humbet rastin me portën pa portier.

1' Shkelmohet topi i parë, nis sfida mes Partizanit dhe Flamurtarit. 

Poll

Lexo gjithashtu