Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kati i parë "SOLD OUT” , nis shitja e biletave në tribunat e sipërme të “Air Albania”-s

Shkruar nga NEWSPORT
Kati i parë "SOLD OUT” , nis shitja e biletave në tribunat
Partizani - Egnatia

Në “Air Albania” në orën 19:00 do të luhet finalja e titullit kampion. Partizani dhe Egnatia do të bëjnë mes tyre llogaritë e titullit dhe tashmë rrugët e kryeqytetit po “gumëzhijnë” nga tifozët.

Interesi për këtë finale është shumë i lartë, teksa priten emocione dhe spektakël si në fushën e lojës nga lojtarëet ashtu edhe në tribuna nga tifozët. Për në sfidë të tillë tifozët kanë nxjerrë “SOLD OUT” thuajse gjithë katin e parë të stadiumit.

Sipas informacioneve bëhet me dije se janë më pas se 300 bileta që kanë mbetur në tribunat e poshte të stadiumit. Duke parë edhe interesin e shtuar të tifozëve në orët e fundit është hapur edhe kati i dytë i “Air Albanias”. Pikërisht për këtë kanë nisur shitjet e biletave. Deri tani janë shitur afërsisht 10 mijë bileta dhe mbetet të shihet se sa do të jetë numri i tyre deri në startin e sfidës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga