
Partizani ditën e djeshme shkarkoi Mladen milinkovic, me “Demat” që mbyllin pas disa muajsh bashkëpunimin me trajnerin serb. Tashmë stoli i kreyqytetasve është “bosh” dhe zëvendësuesi i tij është një emër i njohur pëer kampionatin shqiptar.
Oltijon Kërnaja do të drejtojë nga dita e sotme Partizanin, me drejtuesit që kanë vendosur t’i besojnë ekipin e parë deri në gjetjen e një timonieri të ri. Siç dihet Kërnaja aktualisht është trajner te Partizani B dhe e mori këtë detyrë në muajin korrik.
Në 2 javët e para të zhvilluara në Kategorinë e Dytë, Kërnaja ka rritur që me Partizanin B të bëjë paraqitje të shkëlqyera dhe të sigurojë 6 pikë. Këto rezultate kanë bërë që krerët e klubit t’i besojnë ekipin A deri në gjetjen e një trajneri të ri. Siç dihet 37-vjeçari në të kaluarën ka drejtuar ekipe si Kukësi, Laçi dhe Valbona.