
Vllaznia pas fitores me Egnatian do të kërkojë një tjetër 3 pikësh në kampionat, këtë herë ndaj Dinamos. Duel ky që do të luhet ditën e shtunë në orën 16:00 në “Loro Boriçi”.
Skuadra e Dritan Mehmetit është “kafshata” e preferuar e shkodranëve, të cilët nuk mposhten nga “blutë” që prej vitit 2019, vit kur Dinamo dhe Vllaznia luanin në Kategorinë e Parë.në 3 duelet mes tyre të këtij sezoni, kuqeblutë kanë fituar dy sfida, ndërsa janë ndarë në barazim në ndeshjen e fazës së parë.
Shkodranët i kujtojnë Dinamos humbjen e fundit të tyre në “Loro Boriçi”, takim i vlefshëm për fazën e dytë të Superiores. Kjo përballje është fituar nga kuqeblutë me shifrat 3-1, ku Çoba, Gruda dhe Balaj do të bënin të pavlefshme rrjetën e Denisson.