Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Ishim superiorë deri në...", Bordin pas humbjes 1-4 me Elbasanin: Jam i sigurt, tek goli i 3-të kishte faull!

Shkruar nga NEWSPORT
"Ishim superiorë deri në...", Bordin pas humbjes 1-4 me
Roberto Bordin

Elbasani ka triumfuar në transfertë përballë Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 1-4 në favor të miqve. Pas këtij dueli ka folur trajneri i kryeqytetasve, Roberto Bordin.

“Kemi marrë dy gola… golin e dytë nuk e pamë nëse kishte faull. Ndoshta edhe goli i 3-të mund të ishte faull për Dembele në mesin e fushës. Në pjesën e parë kishim momente të mira. Në momentin që e çuam ndeshjen 1-2 ishim superiorë duke krijuar disa raste. Unë mendoj që ishte faull goli i 3-të, faull kundër Dembele. Sigurisht që nuk do të merrnim atë gol, do të ishim akoma në lojë. Pastaj goli i katërt… skuadra nuk ishte në ekuilibër.

Përsa i përket vendimit për formacionin, është një moment që unë vendos, duke parë gjatë javës. Mungesa e Soler? Mendoj që ndikon pak, por nuk i bën vetëm ai topat e dytë. Ne bëmë mjaftueshëm. Duhet të analizojmë ndeshjen dhe të shohim se çfarë gabimesh kemi bërë. Në fund sigurisht që mund t’i themi shumë thjeshtë gjërat, por e kishim përgatitur ndryshe ndeshjen. Ato dy gola që morëm nga goditjet standarde… nuk është se kishim marrë asnjë gjuatje në portë deri në atë moment. U munduam të bënim ndryshimin me 3. Sigurisht që kërkonim gjerësi dhe sulmuesit të ishin më afër portës.

Skuadra? Bëmë një ndeshje të mirë, por do e analizojmë për golat që morëm. Skuadra nuk ishte më në ekuilibër”, tha Bordin.

Poll

Lexo gjithashtu