Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Ish-klubi Tirana", Guerrilsat njoftojnë detajet e maratonës së nesërme me synim "vdekjen " sportive të Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
"Ish-klubi Tirana", Guerrilsat njoftojnë detajet e maratonës
Ultras Guerrils

Pak orë na ndajnë nga derbi i kryeqytetit. Tifozët e Partizanit ndërkohë duket se do të flenë të qetë sa i takon mobilizimit të nesërm.

Ultras Guerrils kanë njoftuar detajet e organizmit të ditës së diel që nis si asnjëherë më parë intensivisht dhe herët. Grupimi i tifozëve të kuq do të fillojë grumbullimin që pa u mbushur ora 10 e paradites sipas njoftimit në rrjetet sociale.

Mbledhja nis ekzaktësisht në 9:45 me vendndodhje në rrugën Zef Serembe. Kërkohet nga ultrasit mbështetje si asnjëherë më parë, pasi veçse një derbi, është një përplasje e kryeqytetit për histori. Hera e parë që në Tufinë mbahet një sfidë e klasit të këtillë, që e shikon e gjithë Shqipëria.

Ironitë nuk ndalojnë në drejtim të bardhebluve, pasi përjashtuar detajet, Guerrilsat nuk ndalen me aq. Tifogrupi satirizon tifozët e Tiranës, si ish-tifogrupi i qokave dhe skuadrën e Shkëmbit si ish-Tirana, duke nënkuptuar “vdekjen “ e anës tjetër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga