Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ilir Daja “sy patrembur” përballë Edi Martinit, timonieri i Dinamos “kafshon” shkodranin

Shkruar nga NEWSPORT
Ilir Daja “sy patrembur” përballë Edi Martinit, timonieri
Ilir Daja - Edi Martini/ Fotomontazh

Dinamo do të luajë në një transfertë të vështirë ditën e shtunë. Në “Loro Boriçi” i pret Vllaznia dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e javës së 11-të të Superiores.

Një përballje ku Ilir Daja shkon “i patrembur” përballë rivalit të tij, Edi Martini. Timonieri i Dinamos e di mjaft mirë se si fitohet ndaj shkodranit, pasi statistikat e përballjeve direkte mes tyre e tregojnë diçka të tillë.

Në karrierën e tyre dy trajnerët janë përballur me njëri –tjetrin në 11 raste. Nga këto 5 herë ka dalë triumfator Daja, teksa vetëm në 2 raste ka fituar Martini. Nga ana tjetër 3 herë janë ndarë në barazim.

Këto statistika tregojnë se Daja – Martini është një duel brenda duelit Vllaznia – Dinamo. Sa u takon ekipeve, aktualisht kryesojnë shkodranët me 20 pikë, ndërsa dinamovitët ndjekin me 2 pikë më pak.

Poll

Lexo gjithashtu