Dinamo e Ilir Dajës po përjeton një moment mjaft të vështirë, e cila nga java në javë të Superiores, po merr trajtën e “krizës”. Viti 2026 ka qenë mjaft i vështirë për të besuarit e Dajës.
Në 7 ndeshje të kampionatit gjatë këtij viti, Dinamo ka humbur 3 dhe barazuar 4, duke mos ia provuar “shijen” fitores. Një moment “JO” për kryeqytetasit, të cilët sezonin e nisën për objektiva madhorë.
Ajo ç’ka është përfolur shumë dhe është vënë në pikëpyetje, është pikërisht e ardhmja e trajnerit 59-vjeçar. Në të shkuarën, kemi parë si Daja jepte dorëheqjen pas rezultateve negative.
Edhe këtë vit po shohim një Dinamo që prodhon lojë, dhuron futboll të bukur, por jo gola dhe pikë maksimale. E njëjta gjë, Dajës i ndodhte edhe gjatë sezonit 2021/2022, kur drejtonte Partizanin.
Në 7 ndeshjet e fundit, por atëherë në periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2021, Daja fitonte 3, humbte 3, dhe barazonte. Ndeshja e fundit e 59-vjeçarit në stolin e të kuqve, ishte humbja 1-2 përballë Tiranës në derbi.
Menjëherë pas derbit dhe ecurisë jopozitive, Daja dha dorëheqjen. Ndoshta këtë sezon po përjetojmë një “DejaVu”, duke lënë hapësira për të menduar se tekniku mund të bëjë të njëjtën gjë edhe këtë sezon, por tashmë, si dinamovit
