Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

I pret një tjetër supersfidë pas derbit, trajneri Veselinovic: Respekt për Egnatian por Partizani i nesërm do të jetë më i miri i momentit

Shkruar nga NEWSPORT

 

I pret një tjetër supersfidë pas derbit, trajneri Veselinovic:
Aleksandar Veselinovic

Partizani pas derbit ka sërish një përballje tejet të vështirë. “Demat” luajnë nesër në transfertë në Rrogozhinë përballë kampionëve në fuqi.

Aleksandar Veselinovic ka folur në konfderencën e zakonshme për shtyp para sfidës ndaj Egnatias.

Tekniku i të kuqve respekton maksimalisht rrogozhinasit dhe tregon se do të hedh në fushë Partizanin më të mirë që disponon për momentin. Serbi nuk kërkon të gjejë justifikime pasi i pyetur rreth dëmtimeve apo mungesa nga kartonatr, ai u përgjigj se nuk dëshiron të harxhojë kohë duke numëruar këta faktorë.

“Mirëmëngjes. Kam respekt për Egnatian. Ata janë kampion së pari. Po luajnë shkëlqyeshëm. Janë shumë kompakt dhe kanë automatizime në lojë. Do të shkojmë të luajmë me to, do të përgatitemi si në çdo ndeshje.

Do të nxjerrim lojtarët më të mirë, do të jetë Partizani më i mirë i momentit.

Nëse numëroj kartonat dhe lëndimet do të humbja shumë kohë. Lojtarët që janë të gatshëm meritojnë respekt maksimal. Jam i sigurt që do të jemi të motrivuar. Shohim nga lojtarët që mund të luajnë ndaj Egnatias.

Respektojmë çdo kundëqrshtar, shohim hap pas hapi. Gjithmonë kemi një qëllim. Qëllimet afatgjata si Final Four i lëmë për më tutje, shohim vetëm ato afatshkurta. Nuk e vendosim veten në rolin mbrojtës. Është e gabuar kjo mënyrë.

Çdo ndeshje është fjalë më vete. Rezultatet pozitive nuk ndihmojnë për ditën e nesërme”, u shpreh Veselinovic.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga