Xhuliano Skuka
Në prag të derbit Partizani – Tirana, e cila do të zhvillohet prej orës 16:30 në stadiumin “Arena Kombëtare”, 17 herë kampionët e Shqipërisë, kanë postuar banerin e ndeshjes në rrjetet sociale.
Xhuliano Skuka qëndron në foto, teksa lë të nënkuptuar se ai do të jetë titullar dhe gati të jap kontributin ndaj rivali të “përbatura”. Skuka e ka treguar se është një “gjahtar” goli kundër Tiranës me fanelën e “Demave të Kuq”, 4 gola në 8 ndeshje.
Pas 23 javësh në Superiore, ekipi i drejtuar nga OIltijon Kërnaja mban vendin e 5-të me 30 pikë, 5 më pak nga Dinamo. Precedenti i fundit në derbi mes Tiranës dhe Partizanit është fituar nga të “kuqtë” me shifrat 2 – 0, shënuan Human dhe Skuka.
View this post on Instagram
Poll
