Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

I është besuar shiriti i kapitenit, Florjan Përgjoni: Kënaqësi të përfaqësoj Tiranën, jemi gati për duelin me Torpedon

Shkruar nga NEWSPORT
I është besuar shiriti i kapitenit, Florjan Përgjoni:
Florjan Pergjoni

Tirana do të përballet me Torpedo Kutais ditën e nesërme në orën 19:00 në Gjeorgji. Një duel mjaft i rëndësishëm për bardheblutë që synojnë ta nisin me këmbën e mbarë aventurën e tij në Conference League.

Në konferencen para sfidës me gjeorgjianët së bashku me Bledi Shkëmbin ishte i pranishëm edhe Florjan Përgjoni. Ky i fundit do të mbajë shiritin e kapitenit në këtë sfidë.

“Është kënaqësi e madhe të përfaqësosh Tiranën në Kupat e Europës. E kemi studiuar mjaftueshëm Torpedon. Është një ekip i fortë, por do të luajmë shanset tona dhe do të japim maksimumin.

Lojtarët që kanë ardhur kanë bërë mirë deri më tani. Besoj se grupi është i konsoliduar dhe të gjithë lojtarët kanë dëshirë të madhe për të luajtur në këtë sfidë.

Grupi i skuadrës është i plotë, përveç Ismajlit që tashmë dihet arsyeja e mungesës së tij”, ka theksuar Përgjoni.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga