Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Humbja në derbi peshon sa fitorja ndaj Egnatias”, Gjergji Kote: Po mundohem të kap 100% tim

Shkruar nga NEWSPORT
“Humbja në derbi peshon sa fitorja ndaj Egnatias”, Gjergji
Gjergji Kote

Partizani do të luajë këtë të shtunë në shtëpi përballë Egnatias, ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të Superiores. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, do të nisë në orën 15:30.

Në konferencën për shtyp para këtij dueli, krah trajnerit Skënder Gega ka qenë edhe mesfushori i talentuar, Gjergji Kote. Ky i fundit ka folur për humbjen në derbi, sfidën me Egnatian dhe gjendjen e tij fizike.

Për ju si lojtar çfarë peshon më shumë tani humbja me Tiranën apo fitorja me Egnatian?

Të dy ndeshjet kanë rëndësinë e vet. Sidomos Egnatia e kemi kundërshtar edhe në kupë, e cila ka rëndësi për klubin. Edhe derbi ka rëndësinë e vet për lojtarët pasi është një ëndërr të luash në derbi, por edhe ta humbësh atë është një humbje e madhe një mërzi. Kryesorja është të mësojmë sa më shumë nga kjo humbje dhe të kthehemi sa më shpejt te fitorja ndeshjen e radhës.

Gjendja juaj fizike?

Siç e dini kam patur dy dëmtime një afatgjatë dhe një afatshkurtër të cilat kanë ndikuar në gjendjen time fizike. Po mundohem të rikthehem sa më shpejt dhe me ndihmën e e stafit dhe sidomos të trajnerit po rritem dita ditës edhe fizikisht. Po ashtu edhe disa direkte që kam hasur në ndeshje po mundohem ti evitoj dhe të jem në formën time 100%.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga