Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Të mos përsëritet performanca e derbit”, Skënder Gega gëzon tifozët e kuq para Egnatias: Herolind Shala ka kaluar vizitat mjekësore

Shkruar nga NEWSPORT
“Të mos përsëritet performanca e derbit”,
Skënder Gega

Partizani do të luajë këtë të shtunë në shtëpi përballë Egnatias, ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të Superiores. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, do të nisë në orën 15:30.

Në prag të këtij dueli ka folur trajneri i Partizanit, Skënder Gega. Ky i fundit thotë se humbja në derbi ka patur impakt, teksa thekson se është ende i keqardhur për mënyrën si luajtën kundër Tiranës. Ndër të tjera, Gega ka folur edhe për futbollistin e ri të Partizanit, Herolind Shalën, duke treguar se ky i fundit ka kaluar me sukses vizitat mjekësore.

Gjendja ekipit përpara ndeshjes ndaj Egnatias?

Humbja në derbi gjithmonë ka patur impakt nga të dy krahët. Nëse fiton ke një impak të mirë, nëse pëson një humbje të tillë personalisht e kam përjetuar keq për dy arsye. E para jam pjesë e derbit prej shumë e shumë vitesh si lojtar. E kam humbur edhe unë derbin. Kohët e fundit Partizani ka humbur derbi por ndjej keqardhje mënyra se si u qasëm në fushë dhe u dënuam me 2 penallti dhe një goditje standarte.

Në këtë aspekt jam munduar të mos i drejtoj gishtin njeriu pasi nuk është 1 apo 2 lojtar për sa i përket performancës. Çuditërisht nga ndeshja me Egnatian e deri në ndeshjen derbi është një numër i madh. Ndoshta edhe reagimi nga ana ime pothuajse ishte i pamundur në çdo 7 minuta ne u goditëm. Megjithatë është diçka e kaluar ne duhet të shohim përpara. Jemi munduar me të gjithë lojtarët ti ballafaqojmë, analizojmë gjërat , gabimet. Jemi munduar këto dy ditë për ti treguar secilit cila ka qenë performanca ku duhet të korrigjohen. Ka qenë kohë e shkurtër, 3 ndeshje në pak ditë ndoshta ka qenë e vështirë edhe mungesa e energjive , numrit të lojtarëve. Pa dashur të justifikohemi ata që u aktivizuan ndaj Tiranës kishin 100% besim tonë. Mintongo e futëm të ri pasi sapo e kisha parë tek ekipi B.

Pas ndeshjes me Egnatian për kupë ai u duartrokit nga gjithë stafi , ekipi për performancën kështu që iu dha mundësia. Derbi në “Arenën Kombëtare” është histori, ndoshta një pjesë e madhe nuk e njohin historinë e derbit dhe nuk e kanë vemendjen dhe përqendrimin duhur. Duhet tju kujtoj golin e parë nga një faull është e pafalshme për një klub si Partizani një ekip superior 8 lojtarë vetëm shikojnë Alban Hoxhën , kurse ekipi tjetër ishte shumë më kërkues. Janë gjëra të vogla të cilat po ti marrim pjesë pjesë ndikojnë shumë dhe prishin ekuilibrat.

E përsëris është e kaluar dhe unë kam besim që do mundohemi ti marrim 100% të gjithëve. Nesër do mundohem të bëj ndryshime , gjithmonë kur nuk funksionojnë gjërat ndryshimet do të jenë. Do të fusim energji të reja sepse jemi në fushën tonë. Përballemi me një ekip të mirë , do të përgatitemi të marrim të gjitha masat që të mos përsëritet ajo performancë në derbi.

Ndaj Egnatias synoni vetëm fitoren?

Në futboll janë gjëra të paparashikuara edhe në derbi nuk e llogaritja se do të ndëshkohesha me ty penallti. Janë gjëra të paparashikuara. Shumë e rëndësishme është bashkëpunimi ajo që duhet në fushë, është lojë kolektive. Unë jam i shqetësuar , është e pa falshme se si vlerësohet një ndeshje derbi në atë lloj mënyre. Të shkosh në një derbi pa dhënë 100% është shumë më e ndershme të thuash unë nuk jam gati se jam i lodhur. Patjetër që ne mundohemi të marrim maksimumin, jemi në vend të 4 nuk kemi pse të kemi panik. Ne duhet të bëjmë lojën tonë , do mundohemi të jemi të kujdesshëm çdo gjë të funksionojë në grup , pastaj futboll është.

Unë do isha shumë i qetë dhe do ishte luks nëse ky ekip do ishte 20 pikë përpara vendit të dytë dhe sdo kishin nevojë për mua dhe nuk do kisha asnjë meritë të dilja kampion. Unë kam ardhur në shtëpinë time në moment që më kanë thërritur ti bashkohem projektit për këtë lloj vështirësie nuk kam asnjë lloj pishmani. Unë kam ardhur me një përgjejgjësi , mbaj përgjejgjësinë time. Unë shumë leht mund ta thoja pas ndeshjes ky nuk është ekipi im. Unë në këto kushte kam ardhur me vetëdije të plotë, do mundohem të jap kontributin tim me këtë grup lojtarësh që janë. Të mbyllim këto 3 ndeshje , të arrijmë objektivat që klubi ka vënë që në fillim dhe patjetër gjërat do të ndryshojnë.

Herolind Shala?

Shala është një njohje ime e vjetër, kemi bashkëpunuar bashkë te ekipin U-21. Eshtë një model i profesionistit, është rritur me tjetër mentalitet, ka eksperiencat e tij. Përveç Shalës ka qenë shumë lojtarë që unë kam bashkëpunuar ruajmë gjithmonë respektin, më kanë përgëzuar, më kanë kontaktuar. Shala shprehu dëshirën pasi në Norvegji nuk luan sepse nuk ka firmosur e ftuam të vij të shohi klubin pasi njeh historinë po ashtu edhe mua. Ka ardhur dhe është tepër i kënaqur. Ka kaluar vizitat mjekësore.

Eshtë një rast shumë i mirë që ne mendojmë dhe na jep ato që shpresojmë patjetër që në të ardhmen do të na ndihmojë. Për momentin është bërë pjesë e klubit edhe pse nuk ka firmosur . Nëse do të kishte gjendjen fizike 100% , të kishte minutazh patjetër që ne kemi nevojë për të gjithë për një nivel si Shala. Ndaj jam i kënaqur dhe i lumtur që një lojtar profesionit me atë lloj karriere ka ardhur pa asnjë lloj kushti. Thjesht do ti bashkohet projektit sepse beson se Partizani është një klub i madh dhe do të bëhet pjesë e historisë. Jam shumë i sigurtë që do ketë kontribut të mirë sepse kemi nevojë për profesionistë si ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga