
Partizani - Tirana
Tirana ka triumfuar përballë Partizanit në derbin e kryeqytetit, sfidë e vlefshme për javën e 6-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 3-0 në favor të “bardhebluve”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i klubit të Partizanit. “Të kuqtë” kanë publikuar në rrjetet sociale rezultatin përfundimtar të derbit, teksa krah postimit shkruajnë: “PërjetMeTyPartizan”.
Kujtojmë që kjo është humbja e katërt radhazi për “Demat”. Partizani mban aktualisht vendin e parafundit (9-të) në tabelën e renditjes, me vetëm 4 pikë të grumbulluara.
Poll