Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Gol në 3 ndeshje radhazi në kampionat, Balaj nuk e bënte që nga dhjetori i 2023-shit

Shkruar nga NEWSPORT
Gol në 3 ndeshje radhazi në kampionat, Balaj nuk e bënte që
Bekim Balaj

Bekim Balaj ka nisur “zjarr” sezonin e ri të Superiores. Pasi kanë kaluar vetëm 6 javë nga starti i kampionatit, kapiteni i Vllaznisë ka shënuar plot 5 gola.

Balaj ka gjetur rrugën e rrjetës në 3 ndeshje radhazi, më saktësisht në 3 të fundit. Kundër Egnatias, Teutës dhe Bylisit, shkodrani ka shënuar gol, duke kontribuar në fitoret e ekipit të tij.

Por këtë “formë” të Balajt në kampionat nuk e kishim parë që në dhjetor të 2023-shit. Që dhjetorin e kaluar, 33-vjeçari nuk kishte shënuar në 3 ndeshje radhazi në Superiore. Herën e fundit, Balaj e bënte këtë kundër Dinamos, Tiranës dhe Skënderbeut.

Kujtojmë që sezonin e shkuar, ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi 17 gola në kampionat, teksa me formën që po tregon këtë fillim sezoni, gjasat janë shumë të larta që ai ta “thyejë” këtë numër golash.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga