Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Gati për ‘Klasiken’ e parë, Tirona Fanatics: Të gjithë drejt Shkodrës, së bashku për spektaklin e rradhës

Shkruar nga NEWSPORT
Gati për ‘Klasiken’ e parë, Tirona Fanatics: Të
Tirona Fanatics

Klasikja e Shqipërisë vjen shumë shpejt teksa Vllaznia dhe Tirana ‘pushtojnë’ vëmendjen e javës së dytë të Superiores. Ndeshja e së dielës në orën 20:00 në stadiumin ‘Loro Boriçi’ do të vendosë përballë dy skuadrat më të vjetra shqiptare. Një ndeshje gjithnjë emocionuese dhe e luftuar.

Skuadrat kanë nisur përgatitjet, gjithashtu edhe tifozët. Tifogrupi ultras i bardhebluve, Tirona Fanatics, ka bërë thirrjen e parë për duelin e shumëpritur.

“Të dielën të gjithë drejt Shkodrës! Nisja nga stadiumi në orën 17:00! Shkojmë bashkë për spektaklin e rradhës… për Tironën! T’parët, T’vetmit”, njofton tifogrupi.

Vllaznia vjen me moralin e lartë pas fitores në transfertë përballë Partizanit dhe synon ‘kokën’ e një tjetër kryeqytetase, ndërsa Tirana mori një barazim pa gola në Laç duke mbetur e kënaqur vetëm me lojën e zhvilluar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga