
Skënderbeu është skuadra që ka grumbulluar më pak pikë gjatë 2 fazave të para. Korçarët ndodhen në fundin e tabelës së klasifikimit me vetëm 15 pikë.
Ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka është shumë larg pritshmërive në këtë sezon dhe stafi kërkon reagim që në duelin me Elbasanin. Takim që do të luhet ditën e shtunë në orën 16:30.
Gjoka nuk toleron më hapa fals, pasi cdo gabim mund të kushtojë shumë në javët e ardhshme dhe për këtë bashkë me ekipin kanë bërë një analizë të thellë të situatës ku ndodhet ekipi.
Trajneri kryeqytetas kërkon angazhim maksimal nga lojtarët në sfidën e fundit të këtij viti. Gjithashtu Gjoka do të ketë të gatshëm Elvis Prençin dhe Albi Dokë. Lojtarët shtojnë forcat e korçarëve për duelin me Elbasanin.