
Ultras Guerrils - FSHF - Tirona Fanatics
Derbi i kryeqytetit Partizani – Tirana do të luhet këtë të premte, sfidë e vlefshme për javën e 6-të të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë prej orës 19:00.
Ndërkohë që në prag të këtij dueli të shumëpritur, ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit. Në faqen zyrtare, FSHF ka publikuar dy video, një të “Ultras Guerrils” e një tjetër të “Tirona Fanatics”.
Federata tregon qartë rëndësinë e derbit të kryeqytetit, që mbetet gjithmonë një “reklamë” e veçantë për futbollin shqiptar. “Copëza emocionesh nga derbi i kryeqytetit”, shkruan FSHF.
View this post on Instagram
Poll