
Agustin Torassa
Derbi i kryeqytetit Partizani – Tirana do të luhet këtë të premte, sfidë e vlefshme për javën e 6-të të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë prej orës 19:00.
Ndërkohë që dy ditë para derbit, ish-mesfushori i “të kuqve” dhe “bardhebluve”, Agustin Torassa ka reaguar në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një foto ku shihet një herë me fanellën e “Demave” e më pas të Tiranës, ku krah tyre ka vendosur edhe dy stemat.
Pavarësisht se ka një zemër, duket se 36-vjeçari e ka “ndarë” në dy pjesë, ku njëra i takon Partizanit, e tjetra rivalëve “bardheblu”. Një reagim ky epik nga Torassa, e cila mund të “ngjallë” reagime tek tifozët kryeqytetas, nga dy ekipet respektive.

Postimi i Augstin Torassa
Poll