Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FOTOLAJM/ Dikur merrte “zvarrë” Skënderbeun e artë, mesfushori argjentinas “sms” Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
FOTOLAJM/ Dikur merrte “zvarrë” Skënderbeun e artë,
Agustin Torassa

Ish mesfushori i Tiranës dhe Partizanit, Agustin Torassa është bërë nostalgjik. Nostalgjia ka ardhur pikërisht për fanelën e “Demave të Kuq”, duke publikuar dy fotoa kur ishte pjesë e tyre.

Në fotot e publikuara në “InstaStory”, Torassa shihet me ekipin e Partizanit, në një ndeshje përballë Skënderbeut. Në ato pamje të servirura nga argjentinasi, shihet teksa ai dylufton me Bajram Jashanicën dhe Tefik Osmanin.

Një foto plot “histori” dhe kujtime, për një nga mesfushorët më të talentuar që ka pasur ndonjëherë futbolli shqiptar. Vlen të theksohet se Torassa gëzon respektin e dy tifozërive, pavarësisht rivalitetit të madh.

FOTOLAJM/ Dikur merrte “zvarrë” Skënderbeun e artë,
Foto e publikuar nga Agustin Torassa

 

Poll

Lexo gjithashtu