Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FOTO/ Në prag të merkatos, ish-kapiteni i Partizanit takohet me drejtorin Olsi Rama

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Në prag të merkatos, ish-kapiteni i Partizanit takohet me
Skënder Gega dhe ekipi i Partizanit, sezoni 2018/2019

Mbrëmjen e djeshme ish-kapiteni i Partizanit, Egzon Belica ishite i pranishëm në stadiumin “Arena Kombëtare”. Ai preferoi të ndiqte nga afër finalen mes Vllaznisë dhe Egnatias, e cila u fitua 0-4 nga rrrogozhinasit.

Gjatë kësaj ndeshje, ish-kapiteni i kuq është takuar edhe me drejtorin e përgjithshëm të Partizanit, Olsi Ramën. Futbollisti 34-vjeçar dhe gruaja e tij kanë shpërndarë në rrjetet sociale një foto të shkrepur pranë Ramës.

Kujtojmë se Belica ka qenë pjesë e Partizanit nga janari i vitit 2018 deri në shtator të 2022-shit. Në 178 ndeshje të luajtura për “Demat”, Belica ia ka dalë që të shënojë edhe 5 gola.

FOTO/ Në prag të merkatos, ish-kapiteni i Partizanit takohet me
Rrona & Egzon Belica dhe drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga