
Elbasani
Abaz Karakaçi është i larguari i radhës nga Elbasani. Kapiteni njofton largimin nga elbasanasit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Palët nuk kanë rënë dakort për vazhdimin e bashkëpunimin dhe në këtë mënyrë 31-vjeçari ka vendosur të largohet nga verdheblutë. Shkodrani u transferua në Elbasan në korrik të vitit të kaluar dhe tashmë palët ndajnë rrugët mes tyre pa 1 viti.
Mesfushori ishte një nga liderët e kampionëve të Kategorisë së parë, duke dhënë kontributin e tij për ngjitjen e verdhebluve në Superiore. Në këtë sezon me Elbasanin luajti në 31 ndeshje, ku ia doli të shënojë edhe 7 gola.

Postimi i Abaz Karakacit
Poll