Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Festojnë” skuadrat shqiptare, ish-i i Superiores del lojtar i lirë

Shkruar nga NEWSPORT
“Festojnë” skuadrat shqiptare, ish-i i Superiores del lojtar i
Victor da Silva

Victor Da Silva ka mbyllur sot kontratën me Nasaf në Uzbekistan. Palët ndajnë rrugët mes tyre pas 1 viti. Braziliani që nënshkroi një kontratë milionerësh, duke fituar 200 mijë dollarë në sezon me skuadrën nga Uzbekistani ka arritur të fitojë titullin kampion dhe Superkupën.

Gjithashtu ka qenë protagonist edhe në Champions League e Azisë, teksa tashmë del lojtar i lirë në treg dhe është në kërkim të një aventure të re. Shqipëria dhe Kosova janë opsione për të rikthyer në Europë fantazistin.

Da Silva e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptarë, pasi në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Partizanit dhe Vllaznisë. Me “Demat” ia ka dalë të fitojë titullin, ndërsa me shkodranët ka fitur 2 Kupën e Shqipërisë.

Disa ekipe janë vënë në ndjekje të brazilianit, i cili në kampionatin shqiptarë ka arritur të shënojë 14 gola me Partizanin në sezonin që kryeqytetasit fituan titullin kampion.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga