Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Fati” i Partizanit kalon nga Dinamo, përndryshe pritet “TËRMET” te “Demat e Kuq”

Shkruar nga NEWSPORT
“Fati” i Partizanit kalon nga Dinamo, përndryshe pritet
Gaz Demi dhe logoja e Partizanit

Ndërsa na ndajnë edhe 3 javë deri në mbylljen e sezonit të rregullt në Superiore, Partizani i drejtuar nga Oltijon Kërnaja është ende brenda objektivit, Final Four, të njëjtën kuotë pikësh me Dinamon (45), por mban pozitën e 5-të në tabelë.

Gjithçka është në dorën e tyre, sepse në javën e fundit të kampionatit, do të përballen direkt me Dinamon në stadiumin “Arena e Demave” (java e 36-të), mjafton të marrin 9 pikë në 3 ndeshjet e ardhshme, ose të kombinohen rezultatet me “blutë” dinamovitë.

Nëse të kuqtë e mbyllin jashtë Final Four, pritet “tërmet”. Vetëm para disa muajësh, presidenti i klubit Gaz Demi, bëri të ditur se mungesa në Kupat e Evropës do të thotë dështim total, e pasuar me kushte tepër të vështira në planin financiar.

Më tej, Demi tha se i ka plotësuar çdo dëshirë drejtuesëve teknikë, e tashmë mbetet radha e tyre për t’ia “shpërblyer” në fushën e blertë me rezultate.

Nëse i referohemi trendit aktual, Partizani ka 6 ndeshje radhazi pa fitore në Superiore, ndërsa këtë fundjavë i pret dueli me Flamurtarin në shtëpi.  

Poll

Lexo gjithashtu