Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Fanatics deri sa të vdes”, Tirona Fanatics zbulojnë axhendën për transfertën e Korçës

Shkruar nga NEWSPORT
“Fanatics deri sa të vdes”, Tirona Fanatics zbulojnë
Tirana dhe Tirona Fanatics

Ditën e nesërme në orën 17:00 Tirana do të sfidojë Skënderbeun në Korçë. Një duel ku bardheblutë vijnë pas barazimit në derbi dhe ndaj korçarëve nuk kanë rrugë tjetër veçse fitores.

Për këtë transfertë, e cila është shumë e rëndësishme për kryeqytetasit nuk do të mungojë mbështetja e tifozëve. Kështu tifogrupi i bardhebluve do të udhëtojë në Korçë për të qenë afër skuadrës së tyre.

“Tirona Fanatics” nëpërmjet një postimi  në rrjetet sociale kanë zbuluar axhendën e këtij udhëtimi. Kështu të gjithë tifozët që dëshirojnë të ndjekin ekipin nisja drejt Korçës do të bëhet në orën 13:00 dhe të gjithë tifozët do të mblidhen te stadiumi “Selman Stërmasi”. Ndër të tjera shkruajnë se janë Fanatics deri sa të vdesin.

“Nesër lu Tirona. Nisja nga stadiumi “Selman Stërmasi” në orën 13:00. Fanatics deri sa të vdes. Bu Bu Bulevard!”, shkruhet në postimin e tifogrupit bardheblu.

“Fanatics deri sa të vdes”, Tirona Fanatics zbulojnë
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga