Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Erzeni më cilësor se Kukësi, duhet të kemi kujdes", Orges Shehi nostalgjik: Partizani si Skënderbeu i artë

Shkruar nga NEWSPORT
"Erzeni më cilësor se Kukësi, duhet të kemi
Orges Shehi

Partizani do të luajë këtë të shtunë përballë Erzenit në shtëpi, ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të, pra të fundit të kampionatit të këtij sezoni. Një ndeshje mjaft e rëndësishme për “Demat” të cilët kërkojnë fitoren me doemos për të mbajtur vendin e dytë, vend i cili ka avantazhe në Final 4. Pikërisht për këtë ndeshje, por edhe për kontratat e lojtarëve ka folur trajneri, Orges Shehi. 

“Fitorja është fitore dhe sigurisht që ndikon në rritjen e moralit dhe kur është në vazhdën e një vazhdimësie të mirë. Kemi marrë maksimumin dhe vendin e dytë atë që kemi dashur prej kohësh. Nesër na duhet një tjetër sforco për të mbyllur 36 javë kampionati dhe për të nisur ciklin e Final 4. Ne e dinim që kjo javë e fundit e kampionatit do të kishte ngjeshje. Jemi munduar që të bënim një rotacion të pjesshëm pa e prishur strukturën e skuadrës. Nesër mund të kemi 3 ose 4 prurje të reja, por pa prishur fizionominë e skuadrës, na rikthehet edhe Maguette që ishte i pezulluar me kartona”, u shpreh fillimisht Shehi.

Erzeni dhe Kukësi?

“Janë dy skuadra që për fatin e tyre të keq kanë zbritur një Kategori më poshtë. Kanë karakteristika të ndryshme. Ndaj Kukësit ishim në transfertë, ndërsa nesër do të luajmë në shtëpi. Por kjo nuk e bën aspak të lehtë, pasi mendoj se Erzeni ka në përbërje lojtarë me më shumë cilësi se Kukësi, ka lojtarë që shumë mirë mund të luajnë në çdo skuadër. Kur përballesh me elementë cilësorë duhet të jesh i kujdesshëm”.

Impenjim ndryshe nga lojtarët pasi jemi afër Final 4?

“Për herë të parë luajmë një kampionat të tillë, ku do të vendoset titulli kampion. Pas 36 javësh, aty vjen përqendrimi më i madh dhe përpjekja më e madhe që duhet edhe pak fat. Për shkak të kësaj formule kanë patur pauz në rezultate dhe impenjim pasi kanë menduar se Final 4 do të jetë gjithçka. Edhe ne kemi menduar se Final 4 është dhe ne do të jemi aty dhe e quanim të mbyllur këtë. Por kemi qenë të penalizuar edhe nga dëmtimet që s’na janë ndarë. Por në këtë pjesë të rëndësishme të kampionatit të na rikthehen të gjithë si Cara dhe Taipi që nuk janë bashkuar me grupin”.

A i jep matematika presion skuadrës?

“Jemi në një vazhdimësi prej 4 ndeshjesh dhe kërkojmë ta ruajmë. Sot jemi në vendin e dytë dhe duhet patjetër ta mbajmë këtë pozicion. 3 pikët e nesërme janë detyrim për skuadrën. Kjo varet nga ne dhe s’ka pse të ketë presion. Duhet vlerësim i duhur për të dalë nesër me 3 pikët”.

Cara dhe Taipi?

“Pas dëmtimit është një fazë që realisht merren mjekët me koordinim me stafin teknik. Taipi është bashkuar dje me grupin, por nuk duhet të rrezikojë nesër pasi nuk është stërvitur me skuadrën dhe luajmë në fushë sintetike dhe kemi frikë dëmtimin. Tedi është stërvitur veçmas dhe akoma nuk është bashkuar me skuadrën”.

4 fitore radhazi, Partizani në formën e duhur para Final 4?

“Në konfigurim apo në atë që shfaq skuadra në fushë, ndikojnë edhe lëvizjet e trajnerëve. Kurse në këtë pjesë të rëndësishme ne na vjen mirë që vijmë me një seri fitoresh. Nesër duhet të bëjmë maksimumin për të marrë fitoren nesër dhe kjo përkon me fundin e kampionatit. Skuadra nuk është e ngurtë, pasi kur nuk arrin të fitosh, skuadra ngurtësohet. Dhe me fitoren e nesërme shpresojmë mos ta kemi këtë problem. Futemi në një fazë që edhe fati ka pjesën e tij”.

Sa i rëndësishëm është avantazhi vendit të parë dhe të dytë për barazimin në gjysmëfinale të Final 4?

“Pozicionimi në pjesën e dytë është një nga objektivat duke patur parasysh dhe formulën, por kjo nuk është se të vendos në gjumë. Nesër duhet të fitojmë. Kjo pyetje i përkon ndeshjes që do të vijë, jo Erzenit”.

Është më mirë të kesh lojtarë që shënojnë, apo një bomber të vetëm?

“Çdo skuadër ka atë që është golashënuesi i saj. Këtë kampionat kemi qenë të penalizuar nga dëmtimet. Pasi Bintsouka që është në krye ka ndeshje mangët për dëmtime, si Mba dhe Skuka. Kemi një shpërndarje të golave, pasi ne kemi shënuar shumë jo pak. Unë nuk i bëj qefin lojtarëve të stolit, është e vërtetë ajo që them që ata janë të rëndësishëm. Pres që në ndeshjen në vazhdim të jenë përsëri kështu lojtarët e stolit”.

Element i përbashkët mes Partizanit dhe Skënderbeut të artë?

“Ka gjëra që janë të përbashkëta, siç janë kushtet e mira të punës, ku nuk mungon asgjë. Ka ambicien e drejtuesve që kërkojnë të jenë në majë dhe janë të gatshëm për të shpenzuar. Është e përbashkët për lojtarët cilësorë, por ndryshimi është se ne ishim lojtarë të pjekur dhe kishim vite që luanim bashkë. Kjo tani është më e vështirë për të luajtur për shkak të tregut dhe ofertave. Kushtet janë, shpresojmë që të marrim maksimumin. Duhen hapat e para të jenë të fuqishëm, të kesh njerëz ambiciozë, por duhet dhe durim”.

Disa lojtarë nuk kanë vendosur për të ardhmen dhe disa që u skadon kontrata, keni një lloji garancie nga klubi për mosprishjen e boshtit?

“Unë mendoj se Sota dhe të gjithë janë të kënaqur te Partizani. Nga klubi nuk kam dëgjuar që mund të ketë dyshime për rinovimet, mund të jetë çështje burokratike për të firmosur ndonjë dokument. Këta janë lojtarët që janë pjesë e kontigjentit dhe janë pjesë e rëndësishme jona dhe nuk mendoj që të ketë mosakordin në firmosjen e kontratave të reja”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga