Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Elbasani “sakaton” Egnatian, kapiteni “braktis” Edlir Tetovën

Shkruar nga NEWSPORT
Elbasani “sakaton” Egnatian, kapiteni “braktis” Edlir
momenti kur Renato Malota le fushen e lojes

Egnatia triumfoi 3-1 ndaj Elbasanit ditën e djeshme. Një fitore e cila nuk festohet shumë nga kampioinët, kjo pasi një nga titullarët e ekipit u dëmtua.

Bëhet fjalë për Renato Malotën. Mbrojtësi për shkak të dëmtimit që mori e kishte të pamundur të vazhdonte dhe në minutën e 62-të të sfidës la fushën e lojës.

Kjo i shton “dhimbjet e kokës” Edlir Tetovës, i cili rri në “ankth” për gjendjen e tij nëse do të jetë i gatshëm për duelin e radhës apo jo. Kapiteni pritet që në ditët në vazhdim t’iu nënshtrohet edhe vizitave mjekësore për të mësuar shkallën e dëmtimit.

Me shumë gjasa Malota ka humbur përballjen e radhës, që rrogozhinasit do ta luajnë ndaj Partizanit në transfertë. Kjo pasi dueli i vlefshëm për javën e 16-të do të luhet në mesjavë, saktësisht të enjten në orën 17:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga