Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Elbasani? Jemi kampionët, për ne janë të gjithë njësoj”, kapiteni i Egnatias: Rival kemi Partizanin, Vllazninë e Dinamon

Shkruar nga NEWSPORT
“Elbasani? Jemi kampionët, për ne janë të gjithë
Renato Malota

Kapiteni i Egnatias, Renato Malota foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Elbasanin që do të luhet nesër në orën 19:00 në ‘Elbasan Arena’, e vlefshme për javën e 6-të të Superiores.

Mendoj që deri diku ka qenë një fillim i mirë për ne. I shkëlqyer nuk e them pasi nuk kemi marrë 5 fitore, por deri diku është një fillim pozitiv pasi momentalisht jemi në vendin e parë. Deri diku jemi të kënaqur në këtë fillim sezoni.

Humbja me Vllazninë? Futbolli i atillë është, ka ndeshje të vështira. Ishte një humbje ndaj një rivali direkt, por duke parë edhe skemën ku kemi edhe 3 përballje të tjera, do të kemi mundësinë t’i mposhtim sërish. Shohim përpara, ishte një humbje dhe asgjë më shumë.

Çdo gjë po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme. Kemi një harmoni që na ka shoqëruar gjatë 2-3 viteve të fundit. Kemi një grup të plotë lojtarësh dhe çdo gjë po shkon shumë mirë.

Elbasani është ekip për t’u respektuar. Ekip i madh me tifozëri të zjarrtë. E dimë që na pret një ndeshje e vështirë, por të mos harrojmë që jemi ekipi kampion. Kemi një grup mjaft të mirë dhe dihet që synimet tona janë të marrim maksimumin në çdo ndeshje. Pak rëndësi ka kush është kundërshtari i rradhës, për ne të gjitha ekipet janë njësoj dhe shkojmë për të marrë fitoren natyrisht.

Gjithmonë ka vend për përmirësime. Ndaj Vllaznisë ishte një ndeshje ‘jo’, por në 4 sfidat e para kemi fituar me gola dhe deri diku është anë pozitive edhe në mbrojtje.

Rival për titull? Mendoj se do të jetë Partizani, Vllaznia dhe do të fusja edhe Dinamon këtë vit. Mendoj se këto do të jenë 4 ekipet e para. Nuk mund të harrojmë Tiranën dhe mbetet për t’u parë edhe Elbasani.

Lojtarët e rinj janë kualitativ e do të na ndihmojnë jashtë mase. Kam besim që do të përsërisim vitin e kaluar. Serxho Ujkën e njoh që nga Laçi, lojtar me karakter dhe potencial jashtë mase. Besoj se do të na ndihmojë shumë këtë vit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga