Ylber Ramadani njihet si një nga maratonamakët e Kombëtares shqiptare dhe Leçes në Serie A. Por mesfushori ka marrë një “sms” të fortë nga Elbasani, me këta të fundit që i tregojnë mesfushorit kuqezi që dhe ata kanë në organikë lojtarë të tillë.
Në një postim të bërë të fundit në rrjetet sociale, Elbasani tregon lojtarët që kanë vrapuar më së shumti deri më tani në këtë sezon. Vendin e parë e mban Bledar Lila, teksa poshtë tij me diferencë jo të madhe është mesfushori moldav, Christian Dros.
Lista më pas plotësohet me Edon Hasanin, Klevis Kasën, Ardit Hilën dhe Esin Hakaj. Një statistikë mjaft e veçantë që tregon të ‘palodhurit’ e skuadrës verdheblu të drejtuar nga Roberto Bordin.
Poll