Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ “Të luaja përballë Chelsea-t ëndërr e realizuar”, ish-i i kuq Erald Çinari: Partizani fiton derbin, ja mesazhi për “Ultras Guerrils”

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ “Të luaja përballë Chelsea-t ëndërr e
Erald Çinari / Chelsea - Noah, Conference League

Partizani dhe Tirana do të përballen këtë të diel për të luajtur supersfidën e vlefshme për javën e 24-të të Superiores. Derbi që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, do të startojë në orën 13:30.

Në prag të kësaj sfide ka folur një ish i kuq, si Erald Çinari, i cili ka shijuar edhe golin në derbin përballë Tiranës. Në një intervsitë të dhënë për “Newsport.al”, Çinari flet për derbit e së shkuarës ku ka qenë protagonist, duke treguar ndjenjat e një goli në një sfidë të tillë.

Gjithashtu, sulmuesi i njohur shkodran ka një mesazh për “Ultras Guerrils”, duke u bërë thirrje që në këtë derbi të jenë të shumtë në numër. Ndër të tjera, Çinari tregon aventurën e tij me Noah në Armeni dhe ndjesitë që pati kur u përball me Chelsea-n në Conference League.

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës, çfarë kujtimesh ju sjell kjo sfidë, qofshin ato pozitive apo negative?

Një nga ndeshjet më të bukura të futbollit shqiptar. Normalisht që kam kujtime shumë të bukura, kur jemi shpallur kampion, kur kam shënuar kundër ekipit të Tiranës. Kujtimet jo të bukura, janë humbjet, edhe pse të pakta. Por këto janë momentet më të “këqija” le të themi.

E keni shijuar më parë golin në derbit e shkuar, mund ta quani si ndjenjën më të bukur në anën profesionale?

E vërtetë e kam shënuar golin në derbi. Goli në derbi të jep një kënaqësi shumë të madhe dhe më vete. Normalisht mund ta quaj shumë ndjesi të bukur.

Cilin sheh si ekipin favorit për këtë derbi dhe pse?

Për mendimin tim, pavarësisht se renditja tregon shumë. Për mendinim tim kur një derbi luhet, futet për të fituar, si nga Tirana dhe nga Partizani. Edhe pse renditja nuk do të thotë asgjë në një derbi, por shof ekipin e Partizanit më favorit, sepse ka shumë më shumë kualitet se Tirana në këto momente.

Një mesazh për tifozët e kuq, “Ultras Guerrils”?

Mesazhi për tifozat e kuq është që asnjëherë të mos e lënë ekipin vetëm. Sidomos në një ndeshje derbi ku mbështetja e tifozëve është diçka tepër e madhe për futbollistët dhe ekipin e Partizanit. Kanë qenë gjithmonë forca më e madhe e ekipit dhe do vazhdojnë të jenë gjithmonë. Ka filluar duke rënë pak numri i tifozëve në derbi, por shpresoj që këtë radhë në “Arenën e Demave”, shpresoj që stadiumi të jetë plot dhe i kuq.

Le të rikthehemi te e tashmja juaj, aventura tek Noah po shkon siç e prisnit, apo mund të bëni më mirë se kaq?

Tek ekipi i Noah çdo gjë ka shkuar shumë mirë momentalisht, okej. Në kampionat jemi në vend të parë, kemi luajtur në grupet e Conference League. Çdo gjë ka shkuar okej, jemi mirë. Shpresoj të vazhdojmë kështu edhe pjesën e tjetër, pra gjysmën tjetër të sezonit.

Si ishte të luaje përballë Chelsea-t në një stadium si “Stamford Bridge”?

Normalisht të gjithë e dinë se kush është ekipi i Chelsea dhe sa histori ka në futbollin europian dhe atë botëror. Një kënaqësi tepër e madhe që unë sinqerisht nuk di ta përshkruaj me fjalë. Por kisha thënë që të luash kundër Chelsea në “Stamford Bridge”, është një ëndërr e realizuar për mendimin tim, në aspektin profesional. /Nikoll RAJTA/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga