Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ “Kemi presion, por Teuta mund të mbijetojë! Ëndërr kam Kombëtaren A”, Toma: E ardhmja? Do të rikthehem në Itali, më pas…

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ “Kemi presion, por Teuta mund të mbijetojë!
Sulmuesi i Teutës, Rrok Toma

Teuta do të përballet këtë të shtunë me Tiranën në transfertë, për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të nisë në orën 15:30.

Në prag të këtij dueli delikat ku objektivi është mbijetesa, në një intervistë të dhënë për “Newsport.al”, ka folur sulmuesi i Teutës, Rrok Toma. Një nga pikat kyçe të ekipit durrsak, shprehet mjaft optimist për mbijetesën.

Gjithashtu, 21-vjeçari flet edhe për të ardhmen e tij, pasi i tij huazimi nga italianët e Albinoleffe te Teuta, përfundon në qershor. Toma u ndal edhe të ëndrrat, për të cilat thotë se më e madhja është ftesa nga Kombëtarja shqiptare A.

Keni plot 7 ndeshje pa humbje në kampionat, cili është “çelësi” i suksesit te ekipi juaj?

Atëherë, çelësi është dëshira për të mbijetuar, duke dhënë shpirtin në fushë dhe duke treguar që nuk e meritojmë këtë situatë. Stafi dhe trajneri na kanë ndihmuar jashtë mase shumë, duke na dhënë detyrat e duhura.

Reparti i sulmit te Teuta është shumë i rrezikshëm, por mungon finalizimi. Si po punohet për ndeshjet e fundit ndaj Tiranës dhe Egnatias?

Reparti i sulmit tonë është shumë i rrezikshëm, por ashtu siç e thatë edhe ju vetë, gjëja më e rëndësishme na ka munguar, pra finalizimi. Ne jemi duke punuar akoma më fort sesa kemi punuar më parë, e gjitha kjo për të arritur atë që duam.

Pikërisht përballë Tiranës, këtë sezon keni dy fitore dhe një barazim, mendoni se do ia dilni ta mbyllni pa humbje ndaj bardhebluve këtë sezon?

Ekipi po stërvitet shumë mirë. Është një ndeshje shumë e vështirë sepse që të dy ekipet futen në fushë për mbijetesë. Por ne duam fitoren me çdo kusht.

Jeni dy pikë larg zonës “play-out”, jeni të sigurtë që do të mbijetoni apo akoma ka presion?

Kemi disa ndeshje që kemi marrë rezultate pozitive. Por, kjo nuk do të thotë që ne duhet të kënaqemi me kaq. Presion tek ekipi ynë ka, por ne jemi të sigurtë që do të arrijmë objektivat që kemi vendosur.

Në fund të këtij sezoni përfundon huazimi te Teuta, cila do të jetë e ardhmja juaj?

Për momentin nuk po mendoj asgjë, po mendoj vetëm për të mbaruar sezonin aktual me rezultate pozitive këtu tek skuadra e Teutës. Pasi kampionati të përfundojë, do të rikthehem te Albionleffe dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë.

Le ta mbyllim me Kombëtaren, pas aventurës me U21 dhe ftesës së Alban Bushit, e mendoni shpesh edhe një ftesë nga Sylvinho në Kombëtaren A?

Në radhë të parë dua të falenderoj shumë profesorin, Alban Bushin, për suportin dhe mundësitë që më ka dhënë. Besojm që për momentin Kombëtarja A është shumë mirë në aspektin ofensiv, kanë lojtarë të një niveli të lartë. Unë duhet të punoj akoma më shumë për të mbërritur në nivelin e tyre. Por ndonjëherë e mendoj, sepse është ëndrra ime që të ftohem në Kombëtaren A. /Nikoll RAJTA/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga